
Një 26-vjeçar dhe një 33-vjeçare kanë rënë në pranga pasi në banesën ku ata jetonin u gjetën disa doza kokaine të cilat ishin bërë gati për shitje, si dhe një sasi Canabisi.
26-vjeçari është lënë në burg për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa ndaj 33-vjeçare është nisur procedim në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi”.
“Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi një 26-vjeçar, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën doza Kokaine dhe një sasi Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen;
Ndërkaq, forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestoi një tjetër 26-vjeçar, pasi në automjetin që drejtonte, u gjetën disa doza Cannabisi, të siguruara me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për pasagjeren në këtë automjet, një 33-vjeçare”, njofton policia.
Lini një Përgjigje