
Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dërguar për gjykim portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Vendimi u mor nga gjyqtari Renis Sheshi dhe portugezi do të përballet tashmë në gjykatë për veprat penale të vrasjes me dashje për interes sipas ne it 78/2 e 25 te Kodit Penal dhe armëmbajtje pa leje sipas nenit 278/1 të Kodit Penal. Sipas Gjykatës, rezulton të ketë prova mjaftueshëm për t’u gjykuar për këto vepra.
-Vrasja e Ardian Nikulajt
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.
I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.
-Arratia dhe ekstradimi i Ruben Saraiva drejt Shqipërisë
19 ditë pas vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva, u arrestua nga autoritet marokene në një lokal në kryeqytetin Rabat.
Gjatë arrestimit Saraivës nuk iu gjetën dokumente me vete, por dyshimet e hetuesve shqiptar ishin se 28-vjeçari të ketë mbërritur në Marok me dokumente false, pasi me emrin e tij nuk ka dalë në mënyrë të rregullt nga Greqia, vend që e përdori për t’u larguar përmes pikës kufitare të Kapshticës ditën që vrau Ardian Nikulajn, në shoqërinë e anglezit tjetër, Harry Simpson. Portugezi më pas u ekstradua më 31 dhjetor 2023 në vendin tonë.
Lini një Përgjigje