TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2025, 09:00

Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar, arrestohet i riu në Cerrik

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të vriste me thikë një 37-vjeçar, arrestohet i riu

Një sherr ka ndodhur mes dy personave në Cërrik që më pas ka degraduar në përdorimin e thikës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe një 24-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë një 37-vjeçar.

Ndërkohë autori është arrestuar nga policia, ndërsa 37-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu 37-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë pasi në automjet i është gjetur shkop bejsbolli.

"Gjatë një konflikti të çastit, tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një 37-vjeçar, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori. Procedohet në gjendje të lirë i plagosuri, i cili është jashtë rrezikut për jetën, pasi mbante në automjet, 1 shkop bejsbolli. Sekuestrohen mjeti prerës, si dhe shkopi i besjbollit dhe automjeti i 37-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës, në fshatin Gjyralë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të kapur autorin dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u kap dhe u vu në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi U. Ll., 24 vjeç, banues në Cërrik. Ai dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. Rr., 37 vjeç. I plagosuri është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje