TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Mars 2025, 08:36

Kapen 280 kg kokainë me vlerë 30 mln euro në Gjermani; mes të arrestuarve shqiptarë, rumunë dhe kolumbianë

Shkruar nga Pamfleti
Kapen 280 kg kokainë me vlerë 30 mln euro në Gjermani; mes
Pakot e kokainës të sekuestruara

Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 280 kilogramë kokainë të trafikuar nga një anije mallrash e Amerikës së Jugut pas një bastisjeje në portin Brake, në lagjen Uesermarsch.

Forcat speciale të Departamentit Qendror të Hetimeve Kriminale në Oldenburg kanë arrestuar 6 persona nga mosha 38 deri në 65 vjeç, mes tyre rumunë, shqiptarë dhe kolumbianë.

Tre zhytës u arrestuan gjithashtu, të dyshuar se tentuan të rikuperonin kokainën pranë portit të Brake, në Gjermaninë veriperëndimore, që është pjesë e rrjetit të transportit trans-evropian të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, disa persona u arrestuan mëngjesin e së hënës, pas disa kontrolleve në shtëpi, të dyshuar për import të paligjshëm të drogës në Gjermani.

Kokaina e sekuestruar kap vlerën mbi 30 milionë euro.

Ky operacion, i realizuar më 3 mars 2025, është pjesë e një hetimi të gjerë që ka për qëllim goditjen e rrjeteve ndërkombëtare të drogës që operojnë në Europë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa katër nga të arrestuarit janë mbajtur në paraburgim.

Lini një Përgjigje