TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2025, 16:13

I dënuar me 3 vite burg nga GJKKO, ekstradohet nga SHBA ish-oficer i Policisë Gjyqësore!

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 3 vite burg nga GJKKO, ekstradohet nga SHBA ish-oficer i

Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim është ekstraduar ditën e sotme nga SHBA-ja në drejtim të Tiranës. Mësohet se 56 vjeçari Fatbardh Lala ka qenë ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lala mësohet se është dënuar me 3 vite burg nga GJKKO për korrupsion. Ai akuzohet se mori ryshfet 55 mijë lekë që të ndërhynte tek prokurori për të mos dënuar Ermir Llagaçin.

“Realizohet një tjetër operacion i suksesshëm ekstradimi, me partnerët ligjzbatues të SHBA-ve. Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shtetasi shqiptar F. L., 56 vjeç,  ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Shtetasi F. L. u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Ky operacion për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e këtij shtetasi ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta disamujore, ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.

Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë të agjencive federale amerikane DSS dhe ICE-ERO, për të gjithë punën dhe përkushtimin maksimal në këtë operacion ekstradimi/depërtimi”, njofton policia.

Lini një Përgjigje