
Departamenti i antidrogës Greke në bashkëpunim me DEA-n Amerikane kanë bërë të mundur bllokimin e një sasie prej 17 kg kokainë e pastër që kishte destinacion Athinën.
Sipas njoftimit të policisë greke, organizata tentoi ta importonte lëndën narkotike nëpërmjet Amerikës Latine me destinacion të ndërmjetëm një aeroport europian. Sapo 30-vjeçari Josif Samka, i dënuar edhe më parë për trafik droge, zbriti nga avioni dhe tërhoqi dy valixhet e tij, u ndoq në distancë prej policisë.
Pak metra jashtë daljes së aeroportit të Athinës ai u pa të takojë shtetasin shqiptar Pajtim Gëzim Kaleshi i datëlindjes 1997 dhe të dy së bashku hipën në automjetin e këtij të fundit. Policia ndërhyri duke i prangosur menjëherë.
Nga kontrolli i valixheve rezultoi se brenda tyre ndodheshin 16 pako kokainë me peshë 17 kg kokainë e pastër, një celular dhe shuma prej 590 euro cash. Pas verifikimeve u vërtetua edhe prezenca e një shtetasi tjetër shqiptar me inicialet A.S, të shpallur në kërkim.
Burime policore thanë se dyshohet se organizata e ka kryer edhe herë të tjera këtë lloj trafiku por në sasi më të vogël droge. Dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.
Lini një Përgjigje