
SPAK ka sekuestruar ditën e sotme 90 pasuri të një grupi kriminal të trafikut të drogës, të cilat janë në pronësi të një trafikanti dhe tre zyrtarëve të policisë.
Mësohet se pasuritë janë në emër të trafikantit Kristo Qirici dhe tre zyrtarëve të policisë Ervis Alisinanaj shef i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shef i krimeve në Himarës dhe Erdit Harizaj ish efektiv i Operacionales.
Kristo Qirici është vëllai i biznesmenit Edmond Papa, vrarë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022. Qirici akuzohet si kreu i grupit të Eldjan Alushi dhe Shkëlzen Kraja.
SPAK zbuloi grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, pasi u zbërthye aplikacioni Sky ECC. Dy të akuzuarit si drejtues të grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi si dhe Shkëlzen Kraja rezultojnë të jenë në kërkim së bashku dhe me anëtarë të tjerë të këtij grupi.
Mes pasurive të sekuestruara janë 19 llogari bankare, 2 hotele, dhjetra biznese dhe apartamente, garazh, tokë truall. Në sekuestro preventive u vendos dhe “Vilë Elitare” dhe Vila Standart” në resortin turistik “San Nicolas” në Palasë, Dhërmi, Vlorë në pronësi të Shkëlzen Krajës.
Ndërkohë SPAK zbuloi se 3 zyrtarët e policisë ishin vënë në ndihmë të këtij grupi kriminal. Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarandë është në kërkim.
Lini një Përgjigje