TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Mars 2025, 12:09

Zbardhet vrasja e palestinezes në Tiranë, vajza 24-vjeçare nënë e 3 fëmijëve u qëllua nga i ati për çështje morali; autori fshihet në Liban

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet vrasja e palestinezes në Tiranë, vajza 24-vjeçare
Rayyan Alwan me të atin

Policia e Tiranës i është afruar zbardhjes së plotë të motiveve që çuan në vrasjen e 24-vjeçares Rayyan Alwan nga babai i saj, Fadi Alwan, disa ditë më parë në Tiranë.

Mësohet se Rayyan Alwan ishte e martuar, por ishte divorcuar dhe nga martesa kishte 3 fëmijë. Policia beson se konfliktet që ajo kishte me familjarët e saj, të krijuara pas divorcit për shkak të jetesës që bënte, ishin arsyet që çuan në ekzekutimin e saj nga babai.

Familjarët e saj në Gjermani kanë dhënë dëshmi, duke thënë se 25-vjeçarja bënte jetë të lirë dhe larg parimeve të Islamit, gjë që është kundërshtuar sidomos nga babai i saj, Fadi Alwan.

Në biletat e tyre është gjetur edhe një numër identifikimi i dokumenteve kosovare për të dy. Kjo ka bërë që policia e Tiranës të kërkojë informacion nga pala kosovare për të verifikuar nëse dy shtetasit nga Palestina kishin apo jo mjete identifikimi nga Kosova.

Autori i dyshuar, Fadi Alwan, dyshohet se fshihet në Liban, dhe kjo ishte hera e parë që ata vinin në Shqipëri. Viktima, edhe në Gjermani, kishte bërë kallëzim ndaj të atit për dhunë në familje.

Si u zbulua vrasja?
Fadi Alwan mbërriti me të bijën nga Gjermania në Tiranë më 19 shkurt, nuk i tregoi askujt identitetin, e vrau me thikë në dhomën me qira në katin e tretë të një godine në në rrugën “Gjon Muzaka”, dhe iku me avion drejt Athinës, i qetë, ende pa u gjetur trupi i pajetë i së bijës, të cilën e zbuloi më 27 shkurt pronarja e banesës.  Ai mori gjithçka me vete, pasaportën e vajzës, celularin e saj me shpresën se nuk do zbulohej. Nga Athina, në planin e tij të mirëorganizuar, 49-vjeçari palestinez udhëtoi drejt Amsterdamit, e më tej drejt Libanit. Lokalizimi i fundit është bërë atje dhe në bashkëpunim me Interpol po punohet për arrestimin.

Lini një Përgjigje