Ka mbërritur në gjykatën e Lezhës, Jetmir Llanaj, 46-vjeçari i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek bizneset.
Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë që i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejtë.
Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur 3 muaj para se të kryhej operacioni i policisë pas indicieve të marra. Gjatë kësaj kohe grupi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit të tyre dhe të një 39-vjeçari në flagrancë u realizua edhe operacioni për arrestimin e Jetmir Llanaj.
Jetmir Llanaj ka qenë më herët i arrestuar për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llanaj. Ai u dënua me 25 vite burg nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.
Lini një Përgjigje