
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Golem, ku një ambulancë që po transportonte një paciente nga Berati drejt Tiranës është përmbysur si pasojë e një përplasjeje me një automjet tjetër.
Mësohet se një makinë ka goditur ambulancën nga pas, duke shkaktuar përmbysjen e saj në rrugë. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një grua 64-vjeçare, e cila ishte paciente dhe një infermiere që e shoqëronte.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa trafiku në zonë është bllokuar për shkak të incidentit.
Lini një Përgjigje