
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën me drogë dhe para cash. Lëvizjet e dyshimta të të rinjve, tërhoqën vëmendjen e policisë, duke çuar në arrestimin e tyre. Ata akuzohen për trafik droge.
Hetimet zbuluan gjithashtu një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës në qytet dhe më gjerë, e cila operonte kryesisht në qendër të qytetit dhe shitja e “mallit” bëhej në mes të ditës.
Sipas policisë, të arrestuarit zgjidhnin zona të populluara dhe me shumë lëvizje, për t’ua bërë të vështirë efektivëve ndjekjen në rast pikasjeje, por edhe kapjen në flagrancë, pasi u jepte kohë për të fshehur drogën.
Pas ndjekjes disaditore, oficerët kapën në flagrancë të rinjtë teksa i shitën një dozë shoferit të një makine që kalonte aty pranë.
Në momentin e ndalimit, shoferit iu gjet një dozë kokaine, për të cilën u gjobit si përdorues droge. Gjatë kontrollit rezultoi se ai ishte pa asnjë dokument të vlefshëm, si leje drejtimi dhe sigurim, duke sjellë edhe sanksione të mëtejshme të parashikuara nga Kodi Rrugor, kurse mjeti është sekuestruar me qëllim të konfiskimit.
Pas arrestimit, dy shqiptarët u gjetën me para në dorë dhe 9 doza kokainë të gatshme për shitje me pakicë. Hetimet çuan në ‘strofkullën’ e tyre, në një apartament në ‘Via Roma’, por jo të lidhur drejtpërdrejt me ta, por nga ku merrnin furnizime.
Shtëpia e vjetër u kontrollua, duke çuar në zbulimin e 22 dozave të tjera kokainë, peshore precize dhe material të përdorur për paketimin e lëndëve.
Të dy shqiptarët nuk kishin precedentë, një prej tyre ishte ilegal dhe kishin hyrë kohët e fundit në Itali. Sipas policisë, pesha totale e drogës ishte 30.11 gramë, si dhe u sekuestrua shuma prej 1700 eurosh.
Lini një Përgjigje