TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2025, 10:23

Atentat shqiptarit në Selanik, qëllohet me 2 plumba jashtë lokalit

Shkruar nga Pamfleti
Atentat shqiptarit në Selanik, qëllohet me 2 plumba jashtë
Foto Ilustrim

Një shqiptar në Greqi ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ishte shënjestër e një atentati me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Neapoli të Selanikut.

Sipas mediave greke, viktima mësohet se ndodhej i ulur bashkë me një shokun e tij, jashtë një dyqani, në momentin që është qëlluar. Ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit “Ipokrateio” ndërsa në kërkim është shpallur autori.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit apo rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Lini një Përgjigje