
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga shkalla e parë në Lezhë me 30-vite burg, për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili përplasi për vdekje me makinë me dashje ish kunatin e tij, Ylli Mena në Ishull-Lezhë.
Pas shqyrtimit të çështjes në Apel, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Fuat Vjerdha e cilësoi të drejtë vendimin, duke rrëzuar ankimin e palët mbrojtëse për të pandehurin.
Albert Kaca u cili vijon të jetë në arrati është gjetur fajtor për veprën penale “Vrasja e kryer brenda rrethit familjar”, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi më 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.
Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarja ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kacaj. Autori dhe viktima kishin patur konflikte me njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.
Lini një Përgjigje