
Zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë në Fushë-Domje ku humbi jetën një fëmijë 2-vjeçar. Mësohet se i mituri u përplas për vdekje, mbrëmjen e sotme pasi u përplas nga një automjet.
Bëhet me dije se fëmija ka qenë duke luajtur në oborrin e banesës dhe më pas ka dalë në rrugë. Gjatë këtij momenti, një automjet tip “Benz” i drejtuar nga 58-vjeçari Ylber Manarkolli ka qenë duke lëvizur me shpejtësi dhe ka përplasur fëmijën.
Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë. Ai u arrestua nga policia dy orë pas aksidentit, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit ishte komshi me viktimën.
Fillimisht, familjarët e kanë dërguar fëmijën në poliklinikën e Kamzës dhe më pas tek Trauma, ku më pas ka ndërruar jetë.
“Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e 2-vjeçarit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz” me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.
Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje