TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Mars 2025, 19:16

Përplasi për vdekje 2-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje 2-vjeçarin dhe u largua, arrestohet shoferi

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit që përplasi për vdekje 2-vjeçarin në Kamëz. Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit me inicialet Y.M 57-vjeç, u vu në pranga 2 orë pas ngjarjes së rëndë. Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte komshi me familjen e viktimës.

Raportohet se fëmija është përplasur pranë banesë së tij në Fushë Domje, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. 2-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi fatkeqësisht nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje