TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2025, 12:02

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një person

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Raportohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje