TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2025, 10:46

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak në Tiranë, arrestohet 53-vjeçari që i mbante në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak në Tiranë,

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me municion luftarak në banesë.

Sipas uniformave blu, i arrestuari është identifikuar si Arben Karaj, i cili posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë.

Gjatë kontrollit të policisë, janë sekuestruar 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë)

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Rifle”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga 53-vjeçari, i cili i mbante në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. K., 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Lini një Përgjigje