TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Mars 2025, 16:45

Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet emigranti shqiptar në

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka sulmuar me thikë një 17-vjeçar të komunitetit rom në Argostoli të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku për shkaqe ende të panjohura në një konflikt të çastit 39-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur adoleshentin.

Personi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 39-vjeçari shqiptar është në paraburgim. Policia bën me dije se pas kontrollit të të dhënave të 39-vjeçarit, rezultoi se ai qëndronte ilegalisht në shtetin fqinj.

Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje