
Një sherr me sende të forta ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku janë përfshirë disa persona. Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur me thikë një 20-vjeçar. I riu aktualisht ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu të plagosur lehtë kanë mbetur edhe tre persona të tjerë të moshave, 19, 30 dhe 32 vjeç. Të tre kanë marrë ndihmën mjekësorë të nevojshme dhe më pas janë shoqëruar në komisariat. Autori i plagosjes me thikë një 25-vjeçar është arratisur nga vendngjarje dhe policia po punon për kapjen e tij.
“Vlorë/Informacion paraprak; Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.
Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt”, njofton policia.
Lini një Përgjigje