
Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi ishin pjesë e sherrit mes dy grupeve në Vlorë. Si pasojë e sherrit mbeti i plagosur më thikë një 20-vjeçar ndërsa tre të tjerë u dërguan në spital pasi u qëlluan me sende të forta.
Përveç 25-vjeçarit, në kërkim janë shpallur edhe një 58 vjeçar dhe një 41 vjeçar banues në Vlorë, të cilët akuzohen për veprën penale “plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.
Sipas policisë, sherri mes tyre ndodhi për motive të dobëta në një lavazh në qytetin bregdetar mesditën e djeshme. Pamjet filmike identifikuan edhe dy shtetasit e tjerë, të dyshuar si bashkëautorë në konfliktin dhe plagosjen e 20-vjeçarit.
“Sherr masiv në një lavazh, një 20-vjeçar i plagosur me thikë dhe tre të tjerë me sende të forta! Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Burime zyrtare njoftuan se përleshja ndodhi për motive të dobëta në një lavazh në qytetin bregdetar mesditën e djeshme.
Në fillim u raportua se njëri prej tyre, 20 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital, është plagosur me thikë, por policia sqaron se ka marrë goditje nga sende të forta dhe ka çarje serioze në kokë.
“Në vijim të veprimeve për konfliktin në lagjen “Hajro Çakërri”, falë administrimit të pamjeve filmike, u identifikuan edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në dëmtimin me sende të forta të shtetasit K. H., 20 vjeç, i shtruar në spital, dhe të shtetasve R. Y., R. M. dhe D. I., të dëmtuar lehtë. Sqarojmë se dëmtimi i shtetasit K. H. nuk është shkaktuar nga një mjet prerës, por nga goditje me sende të forta”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje