
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, 10 mars në Milano. Sipas mediave italiane, një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur nga treni.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në linjën hekurudhore midis via Imbonati dhe via Valeggio. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht 37-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas policisë, shqiptari po ecte përgjatë argjinaturës hekurudhore dhe iu afrua një treni në lëvizje.
Policia italiane po heton për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë publik.
Lini një Përgjigje