TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2025, 12:47

U kapën duke shitur 1 kg drogë, arrestohen dy persona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën duke shitur 1 kg drogë, arrestohen dy persona në

Dy persona, 27 dhe 36 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi u kapën me drogë.

Sipas policisë, Reshat Qatromi dhe Ledin Kazanxhi (Allamani) u ndaluan në rrugën “Memo Meto” me një qese me 1 kilogram e 700 gram kanabis që e posedonin me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër kanabisi, pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale.

Policia bën me dije se në total u sekuestruan 3 kg lëndë narkotike kanabis.

Lini një Përgjigje