TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2025, 12:54

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Peqin, plagosen 3 persona 

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Peqin, plagosen 3

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 12:00 të së martës në aksin Peqin-Rrogozhinë. Burime nga vendngjarje bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur në fshatin Karinë.

Pas përplasjes, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lini një Përgjigje