TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2025, 12:03

Shiste kokainë, arrestohet në Itali ish-futbollisti i Dinamos

Shkruar nga Pamfleti
Shiste kokainë, arrestohet në Itali ish-futbollisti i Dinamos
Policia italiane

Një ish-futbollist shqiptar i Kategorisë Superiore është vënë në pranga në Ferrara të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka luajtur për Dinamon e Tiranës vite më parë. Megjithatë, mediat italiane nuk e tregojnë emrin e tij.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një futbollist që ka luajtur edhe në kupën Intertoto, por u tërhoq nga fushat e blerta në moshë të re në vitin 2005 pas dy sezoneve me Dinamon.

Ai u kap nga policia teksa po i jepte një dozë kokaine një burri që e priste me biçikletë. Ishte ky i fundit që tërhoqi vëmendjen e policisë. Shpesh blerësi shihte ekranin e celularit dhe vështronte me nervozizëm përreth. Pas disa minutash i është afruar ish-futbollisti 45-vjeçar që i ka dhënë një qese të bardhë në këmbim të disa kartëmonedhave.

Agjentët vendosën të ndërhynin në këtë moment ndërsa si shqiptari dhe klienti i tij, nuk bënë rezistencë. Ai kishte me vetë 60 eurot që kishte shitur drogën dhe një thikë. Ndërsa blerësi dozën me kokainë që e kishte fshehur brenda këpucës.

Ai ndodhet aktualisht i arrestuar ndërkohë siç thonë mediat, nuk është hera e parë që shqiptari ishte kapur me drogë.

Edhe në Shkurt atij iu gjetën disa doza kokainë, por në këtë rast sulmoi edhe një nga zyrtarët e policisë lokale duke e goditur.

Fati i keq në sport, duket se e paska ndjekur ish-futbollistin edhe pas tërheqjes nga fushat e blerta.

shiste kokainë arrestohet në itali ish-futbollisti i dinamos

Lini një Përgjigje