TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2025, 09:34

E rëndë në Tropojë, adoleshenti plagos me thikë 45-vjeçarin 

Shkruar nga Pamfleti

 E rëndë në Tropojë, adoleshenti plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjsitruar mëngjesin e sotëm në Tropojë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 45-vjeçar. 

Mësohet se një 18-vjeçar me inicialet F.S ka qëlluar me thikë 45-vjeçarin. Uniformat blu bëjne me dije se i riu është vetëdorëzuar në polici pasi ka kryer krimin. 

"Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.

Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar", njofton policia. 

Lini një Përgjigje