108.960 euro dhe 600 franga, janë sekuestruar sërish në Portin e Durrësit, të cilat dyshohen se janë të ardhura nga aktivitet kriminal.
Në pranga ka rënë Jahje Zebi, pasi iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte.
3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.
Policia në një njoftim për mediat, teksa thekson se është arrestuar 36-vjeçari Mariglent Daiu, të cilit iu gjetën paratë.
I riu, ka tentuar që të largohet nga Porti i Durrësit për në Itali, pa deklaruar 230 200 eurot, të cilat i kishte fshehur në një çantë shpine.
“Sekuestrohen 223 200 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Arrestohet 36-vjeçari, rezident në Itali, që tentoi t’i nxirrte paratë nga Shqipëria, pa i deklaruar në PKK. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.
Lini një Përgjigje