TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2025, 18:49

Po transportohej me ambulancë drejt spitalit, humb jetën turisti malazez

Shkruar nga Pamfleti

Po transportohej me ambulancë drejt spitalit, humb jetën turisti

Një turist malazez, i identifikuar si shtetasi M. N., ka humbur jetën ndërsa transportohej për në spital me autoambulancë, pas një ndihme mjekësore që kërkoi për shkak të një gjendjeje shëndetësore të papritur.

Incidenti ndodhi rreth orës 17:00 në fshatin Lëpushë, ku një grup turistësh malazezë kërkuan ndihmë për 71-vjeçarin.

Policia dhe ekipi i urgjencës kanë reaguar menjëherë dhe kanë transportuar M. N. në spital, por gjatë rrugës ai ka humbur jetën.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë arresti kardiak. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të dokumentuar rastin në mënyrë të plotë.

 

 

Lini një Përgjigje