TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2025, 22:09

Tragjike në Bulqizë, familja me 6 anëtarë përfshihet në aksident; 1 i vdekur dhe 5 të plagosur!

Shkruar nga Pamfleti
Tragjike në Bulqizë, familja me 6 anëtarë përfshihet
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhe dhe për pasojë 5 anëtarë të një familje janë plagosur rëndë dhe 1 prej tyre ka humbur jetën.

Në mjet mësohet se udhëtonte një familje, burrë e grua dhe katër fëmijë. Si pasojë ka humbur jetën nëna, e identifikuar si Matilda Zogu dhe është plagosur rëndë një nga katër fëmijët.

E gjithë familja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë, por sipas informacioneve paraprake gjendja e njërit prej katër fëmijëve është e rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

"Shtetasi E.Z., teksa drejtonte automjetin tip ‘Fuoristradë’ në aksin rrugor Bulqizë-fshati Peladhi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga të automjetit, ka humbur jetën shtetasja M.Z., rreth 31 vjeçe (bashkëshortja e drejtuesit të automjetit), ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë, janë dëmtuar dhe po transportohen drejt  Tiranës për ndihmë  mjekësore më të specializuar", njofton policia. 

Lini një Përgjigje