
E dashur e Safet Bajrit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka qenë e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër. Sipas informacioneve shtetasja Eria Ago, ka rënë në pranga 5 ditë pas arrestimit të Safet Bajrit nga Forcat RENEA në Shkodër.
Ajo mësohet se është pronare e një dyqani në “Myslym Shyri”. Arrestimi i Eria Agos u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe aktualisht ndodhet në burgun e Pogradecit.
Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.
Kujtojmë se Safet e Behar Bajri si dhe Astmer Bilali akuzohen nga SPAK për ekzekutimin e Fatbardh Licit në shenje hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Berçana e partneres se tij Silvi Ndoci.
Lini një Përgjigje