TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2025, 11:35

Shpërndanin drogë në Durrës, arrestohen dy të rinj; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Shpërndanin drogë në Durrës, arrestohen dy të rinj;

Dy të rinj janë arrestuar pasi shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Autoritetet kanë sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, që iu gjetën dy shtetasve gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë.

Të arrestuarit janë Daljon Barci dhe Haxhi Qyra. Konkretisht, Daljon Barcit iu gjetën dhe sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje.

"Durrës /Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, operacioni policor antidrogë i koduar “Point Blank”.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit

Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, që iu gjetën dy shtetasve gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Point Blank”.

Gjatë operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 23 vjeç, dhe H. Q., 25 vjeç, të dy banues në Hamallaj, Durrës.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin e këtyre shtetasve, gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike të dyshuara kokainë. Gjatë kontrollit të banesave, shtetasit D. B, ju gjetën dhe ju sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje