TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Mars 2025, 10:08

I dënuar për drogë dhe futje të sendeve të ndaluar në burgje, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për drogë dhe futje të sendeve të ndaluar

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 7 vite burg është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas policisë, në pranga ra Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

"Tiranë/Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”

Kapet dhe ndalohet 46-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Narkotikëve u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: Florian Buçka, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve në burg”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje