TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2025, 17:07

Zbulohet sa para kishte Maradona para se të ndërronte jetë, shtëpia ku mjekohej legjenda argjentinase ishte një “strehë derrash” (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet sa para kishte Maradona para se të ndërronte jetë,

Gjyqi mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës ka sjellë akuza të rënda në Gjykatën Penale Nr. 3 të San Isidros, në Zonën Metropolitane të Buenos Airesit.

Avokati Fernando Burlando, përfaqësues i Dalma dhe Xhanina Maradona, ka denoncuar se shtëpia ku qendroi Maradona nga 11 deri më 25 nëntor 2020, dhe ku ndërroi jetë, “ishte një strehë derrash, me papastërti të padëgjuara më parë”.

Zbulohet sa para kishte Maradona para se të ndërronte jetë,

Avokati shpjegoi se ajo banesë ishte “e papërshtatshme për kujdes shëndetësor në shtëpi”, me banjën pa dush, me hapësirë më pak se një metër katrorë. Pra, ishte e papraktikueshme për një Maradonë me probleme në lëvizje dhe se infermierët nuk kishin asnjë mundësi të dëgjonin asnjë ankesë, dhimbje apo dëshirë të pacientit.

Ajo që dua është të përshkruajnë pisllëkun që kishte ai vend”, – deklaroi ai.

Fernando Burlando e mbrojti vendimin e prokurorit Ferrari për të treguar në gjyq një foto të panjohur të Maradonës, i shtrirë në shtrat, me barkun dukshëm të fryrë, ditën që ndërroi jetë.

Zbulohet sa para kishte Maradona para se të ndërronte jetë,

Janë strategji komunikimi, është e pranueshme ajo që bëri prokurori. Është e rëndësishme të tregohet dhe të ilustrohet gjithçka. Për mua personalisht është një foto shumë e vështirë për t’u parë, por ky është realiteti. Kështu ishte gjendja e Diegos… Ia ndërronin medikamentet sikur të ishte një kafshë dhe jo qenie njerëzore. Ai nuk mund të thoshte asgjë, madje as nëse duhej të shtrohej në spital apo jo”, – shpjegoi avokati.

Burlando u shpreh shumë ashpër ndaj neurokirurgut Leopoldo Luke, i cili po gjykohet si një nga përgjegjësit kryesorë për vdekjen e Maradonës. “Luke po përgatitet për atë që po vjen për të. Me fjalë të tjera, për të qenë pas hekurave, – tha avokati në programin “Viviana en Vivo”, duke iu referuar ndryshimit fizik të mjekut. – Çfarë e pret mjekun e Maradonës? Pa asnjë dyshim, të gjitha veprimet që ka kryer kjo bandë njerëzish të papërgjegjshëm nuk do t’i shpëtojnë burgut. Këtë e them i bindur. Maradonën e vendosën në një vend të papërshtatshëm, duke mashtruar familjen, pa kujdesin e nevojshëm. Ose më mirë, në vend që të kujdeseshin për të, po e vrisnin. Kjo është vërtetuar plotësisht në të gjithë hetimin penal paraprak. Gjatë gjyqit do të shihni provat që do të dalin në dritë”.

Zbulohet sa para kishte Maradona para se të ndërronte jetë,

Në lidhje me dënimin që mund të marrë Leopoldo Luke, avokati tha: “Fillimisht po flasim për 8 deri në 25 vite burg, sa parashikon akuza e vrasjes. Nuk e përjashtoj mundësinë që gjatë procesit të gjyqit kërkesa të zgjerohet dhe vepra penale të rëndohet më tej, duke u klasifikuar si vrasje e kualifikuar. Nuk përjashtoj asgjë”.

Gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Viviana en Vivo”, avokati Fernando Burlando tregoi se sa para kishte Maradona kur vdiq më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare: “Sa para la pas Maradona? Dje foli dikush që e njihte mirë, Mariano Israeli, një mik i Diegos që e shoqëroi nga Kuba dhe e ndoqi kudo. Ai tha se Maradona i kishte thënë para se të vdiste: A të kujtohet kur ishim në Kubë dhe Fidel (Kastro) duhej të na paguante, sepse nuk kishim asnjë burim financiar? Epo, sot arrita në 100 milionë dollarë. Kështu tha Israeli”.

Zbulohet sa para kishte Maradona para se të ndërronte jetë,

Gazetarja, Viviana Kanoza e pyeti avokatin Burlando: “Po flasim për 100 milionë dollarë, është e saktë kjo shifër?” Avokati u përgjigj: “Ajo që mund të ketë grumbulluar Diego në këtë fazë të fundit të jetës së tij? Po, pa problem”.

Viviana Kanoza shtoi: “Sa ironike është që një njeri që mund të kishte 100 milionë dollarë, përfundoi duke jetuar në një vend ku duhej të lahej me një tub uji dhe vdiq pa një banjë të rregullt apo një vend të rehatshëm. Është e pabesueshme”.

diego armando maradona legjenda argjentinase

Lini një Përgjigje