
Mançester Siti bën një tjetër hap fals, që tani vë në rrezik edhe kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola barazoi 2-2 në shtëpi ndaj Brajtonit.
“Qytetarët” gjetën golin që në minutën e 10 me Haland, norvegjezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Estupinan barazoi shifrat në minutën e 20 me një goditje dënimi të ekzektuar në mënyrë spektakolare.
Siti rigjeti avantazhin në minutën e 38, ku ylli egjiptian i transferuar gjatë merkatos së janarit, Omar Maroush shënoi një gol vërtetë të bukur me një goditje fantastike nga distanca.
Në fillimin e pjesës së dytë, erdhi barazimi i miqve falë autogolit të Khusanov. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 2-2. Siti tani renditet në vendin e pestë me 48 pikë, 1 pikë më pak se Çelsi i vendit të katërt, ku “Blutë” përballen nesër me Arsenalin.
Lini një Përgjigje