TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2025, 20:02

Skëndërbeu merr fitore jetike dhe shpreson te mbijetesa, Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët

Shkruar nga Pamfleti

Skëndërbeu merr fitore jetike dhe shpreson te mbijetesa, Egnatia dhe

Përfundojnë dy ndeshjet e para të javës së 30 të Abissnet Superiore. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia priti Skënderbeun. Miqtë gjetën të parët golin që në minutën e 10 me Nasr, sulmuesi i korçarëve u tregua vërtet i zoti dhe bëri një finalizim shumë të bukur.

Vllaznia barazoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ku Klinti Qato përfitoi nga një gabim i korçarëve në mbrojtje dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur. Në minutën e 83, ishte sërish Saleh Nasr që shënoi golin e dytë dhe kaloi në avantazh Skënderbeun. Shifrat përfundimtare, Vllaznia-Skënderbeu 1-2.

Në “Rrogozhinë”, Egnatia priti Tiranën. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 35, shënoi Elion Sota pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit. Bardheblutë barazuan shifrat në 1-1 në fund të pjesës së parë me Soler, i cili përfitoi nga përgjumja e vendasve dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 73, Egnatia mbeti me 10 lojtarë, pasi Serxho Ujka mori kartonin dytë të verdhë dhe doli nga fusha. Në minutat e fundit edhe Tirana mbeti me 10 lojtarë, por rezultati nuk ndryshoi. Shifrat përfundimtare, Egnatia-Tirana 1-1.

Ditën e nesërme luhen edhe 3 sfidat e tjera të javës së 30:

Bylis-Laçi 15:00

Elbasani-Dinamo 18:00

Partizani-Teuta 18:00

 

 

 

 

 

 

tirana egnatia vllaznia skënderbeu abissnet superiore

Lini një Përgjigje