TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2025, 20:42

Reali triumfon ndaj Vijarrealit në transfertë, tani pret “dhuratë” barazimin mes Atletikos dhe Barçës

Shkruar nga Pamfleti

Reali triumfon ndaj Vijarrealit në transfertë, tani pret

Reali i Madridit ka bërë më së miri detyrën, duke fituar në transfertë 1-2 në fushën e vështirë të Vijarrealit, ndeshjen e vlefshme për javën e 28 në La Liga.

Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh që minutën e 7 me Foith. Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit pas një rrëmuje në zonë.

Madrilenët barazuan shifrat pas 10 minutash. Mbape asistoi bukur në zonë për Brahim Diaz, i cili nuk arrin dot të mposhtte portierin e Vijarrealit, gjë që e bëri më së miri në tentativën e dytë, sulmuesi francez.

Në minutën e 22, Kilian Mbape i dha avantazhin Realit me golin e tij, pas asistit të Lukas Vaskez. Pavarësisht rasteve dhe mundësive për të dyja ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas kësaj fitoreje, Reali ngjitet në vendin e parë me 60 pikë, 3 pikë më shumë se Barcelona e cila ka një ndeshje të prapambetur dhe 4 pikë më shumë se Atletiko e Madridit. Nesër në mbrëmje, Atletiko dhe Barcelona do të përballen në “Metropolitano”, ku sigurisht barazimi mes tyre do ishte rezultati më i mirë për Realin e Madridit.

real madrid vijarreal la liga

Lini një Përgjigje