TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2025, 16:32

Arsenali mposht Çelsin dhe fiton derbin e madh të Londrës, Fulham i jep “leksione” Totenhemit

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali mposht Çelsin dhe fiton derbin e madh të Londrës,

Arsenali ka fituar 1-0 ndaj Çelsit në derbin e madh të Londrës, të luajtur në “Emirates”. Fatin e ndeshjes e vendosi goli i Mikel Merino në minutën e 20, ku spanjolli dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit. 

Të dyja ekipet patën rastet e tyre në minutat në vijim, por mungoi finalizimi dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Arsenali mbetet në vendin e dytë, me 12 pikë më pak se Liverpuli i i vendit të parë. Ndërsa Çelsi mbetet në vendin e katrët me 49 pikë. 

Në dërbin tjetër të Londrës, Fulhami fitoi 2-0 ndaj Totenhemit, falë golave të Rodrigo Muniz në minutën e 78 dhe Sesenjo në minutën e 88. 
 

arsenali çelsi fulham totenhem premier liga

Lini një Përgjigje