
Rei Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Sivaspor luan momentalisht përballë Hatajaspor në transfertë. Kjo ndeshje është momentalisht 3-2 në favor të vendasve.
Ndërkohë që Manaj shënoi golin e dytë për të tijtë. Në minutën e 58 të sfidës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare tundi rrjetën, teksa tifozët e Sivasporit iu përulën si përpara një mbreti.
Një sinjal mjaft i mirë nga sulmuesi lushnjar, i cili gjen golin pikërisht në prag të grumbullimit të tij me Kombëtaren. Ai do të jetë pjesë e kuqezinjve në ndeshjet kundër Anglisë dhe Andorrës.
Lini një Përgjigje