TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2025, 17:13

Penallti e anuluar me VAR dhe raste të humbura, Bylis dhe Laçi bëjnë paqe dhe marrin nga 1 pikë jetike

Shkruar nga Pamfleti

Penallti e anuluar me VAR dhe raste të humbura, Bylis dhe Laçi

Bylisi dhe Laçi kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me rezultatin 0-0. 

Edhe pse pati raste, asnjë nga ekipet nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës, duke e lënë këtë ndeshje “thatë”. Ndërkohë që në minutën e 3, Hamiti me ndihmën e sistemit VAR, i tha “JO” një penalltie të kërkuar nga kurbinasit. 

Me këtë barazim, Laçi mbetet në vendin e 6 me 33 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, ballshiotët me 32 pikë ngjiten në vendin e 7, duke rikthyer Tiranën në “zonën e ftohtë”. 

bylis laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje