TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2025, 18:05

Roma merr fitoren e 6 radhazi, Bolonja me “5 yje” ndaj Lacios dhe i merr vendin në zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Roma merr fitoren e 6 radhazi, Bolonja me “5 yje” ndaj Lacios dhe i

Roma e drejtuar nga Klaudio Ranieri ka fituar 1-0 ndaj Kaljarit në “Olimpico”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në Serinë A. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë. 

Ishte Artem Dovbik, i cili zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 62, që erdhi pas krosimit nga goditja e këndit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Roma fiton 1-0.  
Pas kësaj fitoreje, verdhekuqtë renditen në vendin e shtatë me 49 pikë, dy pikë më pak se rivali i tyre i përjetshëm, Lacio, që renditet në vendin e gjashtë, vend që të kualifikon në Kupat e Europës. 
 
Në sfidën tjetër të mbyllur pak më parë, Bolonja fitoi 5-0 ndaj Lacios, në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”. Vendasit e drejtuar nga Vinçenco Italiano morën fitoren e katërt radhazi në Serinë A dhe tani ngjiten në vendin e katërt, duke lënë pas Juventusin dhe Lacion. 

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Bolonjën, falë golit të Odgaard në minutën e 16. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe 4 herë të tjera në portën e Provedel, me Orsolini në minutën e 48, Ndoye, 49, Kastro 74 dhe Fabbian në minutën e 84. Një ndeshje e shkëlqyer për Bolonjën, ndërsa për Lacion e drejtuar nga Baroni, kjo ishte ndeshja më e dobët e këtij sezoni në Serinë A. 

roma kaljari lacio bolonja seria a

Lini një Përgjigje