TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Mars 2025, 19:38

Njukasëlli fiton kupën e parë pas 70 vitesh pritje, Liverpulit i ikën nga duart një tjetër trofe

Shkruar nga Pamfleti

Njukasëlli fiton kupën e parë pas 70 vitesh pritje, Liverpulit i

Duhej të kalonin 70 vite, që Njukasëlli më në fund të fitonte një trofe madhor në Angli.

“Qymyrxhinjtë” kanë mposhtur 2-1 Liverpulin në “Wembley” dhe kanë fituar për herë të parë trofeun e EFL Cup apo e njohur ndryshe Carabao Cup. 

Hera e fundit që Njukasëlli fitonte një trofe në Angli, ka qenë në vitin 1955, kur mposhtnin 3-2 Mançester Sitin në finalen e FA Cup. Përsa i përket finales së sotme, “Qymyrxhinjtë” dominuan nga fillimi në fund të ndeshjes dhe morën një fitore mëse të merituar përballë një Liverpuli shumë të dobët, ndoshta ndeshja e tyre më e dobët për këtë vit. 

Goli i parë i takimit erdhi në fundin e pjesës së parë, ishte Dan Bërn që shënoi me kokë pas topit të ardhur nga goditja e këndit dhe ishte pikërisht qendërmbrojtësi i Njukasëllit që kërceu më shumë se të tjerët dhe “shkundi” rrjetën, i lënë në harresë edhe nga mbrojtësit e Liverpulit. 

Njukasëlli dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, falë të zakonshmit Aleksandër Isak. Liverpuli ngushtoi shifrat me golin e Federiko Kiezës në minutën e 95, i cili shënoi pas asistit të Harvi Eliot. U desh ndërhyrja e VAR-it për të konfirmuar golin e italianit. 

Njukasëlli mposht përfundimisht 2-1 Liverpulin dhe fiton trofeun e EFL Cup. Festë e madhe në “Wembley” nga tifozët e shumtë të Njukasëllit dhe nga stafi bashkë me lojtarët dhe trajnerin Edd Hou. 

liverpul njukasëll efl cup

Lini një Përgjigje