
Futbollisti i Elbasanit, Klevis Kasa, nga dita e nesërme do t’i bashkohet Kombëtares së Silvinjos për stërvitje. Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Ivan Gvozdenoviç, pas duelit ndaj Dinamos, që përfundoi në barazim 1-1.
Vlen të theksohet se mesfushori 21-vjeçar, nuk është pjesë e listës, teksa do të qendrojë në dispozicion të teknikut kuqezi, deri në plotësimin e grupit, para duelit me Anglinë.
Këtë edicion të Superiores, Klevis Kasa, ka regjistruar 20 paraqitje me fanelën e Elbasanit, teksa cilësitë e tij duket se kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit Silvinjo, i cili ka vendosur ta bëjë pjesë të grupit.
Lini një Përgjigje