
Mançester Junajtid ka fituar në transfertë 0-3 ndaj Leisterit, në ndeshjen e fundit të javës së 29 në Premier Ligë. “Djajtë” dominuan takimin nga minuta e parë deri në fund.
Në minutën e 28, Rasmus Hojlund shënoi golin e parë pas një asisti perfekt të Bruno Fernandes. Danezi u tregua i saktë, duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 67, Alehandro Garnaço shënoi golin e dytë për “Djajtë”. Në mintën e 89, ishte radha e Bruno Fernandes për të shënuar golin e tretë pas asistit të Dalot. Një super ndeshje nga ylli portugez, i cili u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i takimit.
Pavarësisht fitores, Mançester Junajtid vazhdon të jetë në ujëra të turbullta, duke u renditur në vendin e 13 me 37 pikë, ndërsa Leisteri në vendin e parafundit me vetëm 17 pikë dhe sipas të gjitha gjasave do luajnë në Championship sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje