
Atletiko Madrid-Barcelona ishte supersfida e javës së 28 në La Liga, e luajtur në “Metropolitano” dhe ashtu siç pritej, dhuroi vërtet spektakël. Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Julian Alvarez që dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Shezni. Ishte Grizman në krah që pasoi për Xhuliano Simeone, ky i fundit asistoi për Alvarez dhe argjentinasi dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 69, Atletiko shënoi golin e dytë me Shorloth, pas super asistit të Galager. Katalanasit nuk u dorëzuan dhe reaguan shumë shpejt në mënyrën e duhur.
Pas një depërtimi të bukur në zonë, Inigo Martinez asistoi për Levandovskin, polaku iu shkëput mbrojtësve vendas dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 77, Rafinja krosoi në zonë, Ferran Torres mposhti me kokë Oblak dhe barazoi shifrat 2-2. Në minutën e 92, Lamin Jamal shënoi golin e tretë me një goditje spektakolare në kufijtë e zonës së rreptësisë, i ndihmuar edhe nga devijimi i kundërshtarit. Në minutën e fundit shtesë, Barcelona shënoi edhe golin e katërt me Ferran Torres, duke kompletuar kështu një përmbysje të çmendur.
Një fitore e çmendur për katalanasit, të cilët tani kryesojnë me pikë të barabarta me Realin e Madridit, por katalanasit kanë një ndeshje të prapambetur. Atletiko mbetet 4 pikë larg dy kryesuesve.
Lini një Përgjigje