
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman publikoi disa orë më parë listën e lojtarëve që do të grumbullojë për Kampionatin Europian të Gjermanisë. Një listë mjaft interesante, por që mungonte emri i shqiptarit, Brajan Gruda.
Ky i fundit është aktivizuar rregullisht me moshat e “Pancerave” dhe gjithashtu ka zhvilluar një sezon të mirë me Maincin në Bundesligë. Por kjo nuk ka mjaftuar që Nagelsman t’i besojë në një kompeticion të rëndësishëm si Europiani.
Ky mund të jetë një ‘asist’ për Silvinjon, me trajnerin e Kombëtares shqiptare që e pëlqen shumë Grudën. Edhe më herët, është raportuar që tekniku brazilian ka qenë në kontakte me futbollistin e Maincit, por s’ka pasur asgjë konkrete.
Muaj më parë vetë Silvinjo udhëtoi në Gjermani dhe pa nga afër talentin 19-vjeçar, me FSHF-në që e do në ekip. Duke qenë se Gruda është lënë jashtë listës nga Gjermania A, gjë që ai e dëshironte, tashmë gjasat janë që ai të pranojë një ftesë nga vendi i origjinës.
27 ndeshje dhe tre gola këtë sezon për Grudën në Bundesligë, ndërsa vlera e tij në treg është 9 milionë euro.

Lini një Përgjigje