TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2024, 17:47

Laçi apo Flamurtari në Superiore? Ja kur do të luhet “bileta” e fundit për elitën e futbollit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Laçi apo Flamurtari në Superiore? Ja kur do të luhet

Flamurtari mposhti dje Apoloninë në finalen e Play Off-it në Kategorinë e Parë dhe tashmë do të sfidojë Laçin (kurbinasit mbyllën sezonin e rregullt në vendin e 8 në Superiore) në ndeshjen që vendos se kush nga dy skuadrat do të luajë në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e Play Off-it për Kategorinë Superiore, Laçi-Flamurtari, do të zhvillohet më datë 19 maj në orën 16:00, në stadiumin e Laçit.

Kujtojmë që Kukësi dhe Erzeni ranë në Kategorinë e Parë në përfundim të sezonit të rregullt, ndërsa AF Elbasani dhe Bylisi u ngjitën në Superiore.

Të dielën do të mësohet edhe emri i skuadrës së fundit që do të militojë në elitë sezonin e ardhshëm.

laçi flamurtari abissnet superiore

Lini një Përgjigje