TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2024, 16:38

Alegri denoncohet nga drejtori i “TuttoSport”: Vij t’i këpus veshët, e di ku të gjej

Shkruar nga Pamfleti

Alegri denoncohet nga drejtori i “TuttoSport”: Vij t’i

Masimiliano Alegri ishte zjarr pas përfundimit të finales së Kupës së Italisë, ku praktikisht u kap me të gjithë, nga arbritrat te drejtori i Juves, por me sa duket ka kërcënuar edhe drejtorin e “TuttoSport”. Pikërisht ky i fundit,  Guido Vaciago, ka denoncuar Alegrin, duke zbuluar edhe disa nga fjalët që tekniku nga Livorno iu drejtua:

Ti drejtor dreqi, thuaj të vërtetën. Po, ti drejtori m…, shkruaj të vërtetën. Unë e di ku rri ti, e di ku të pres. Të vijë aty dhe t’i këpus të dy veshët, të godas në turi, po shkruaj të vërtetën në atë gazetën tende”, rrëfen drejtori i TuttoSport ato që sipas tij i ka thënë Alegri.

Bardhezinjtë siguruan trofeun për herë të 15 në histori pas fitores 0-1 në finale ndaj Atalantës. Një aksion i bukur bëri që Vlahoviç mos falte dhe me të djathtën kaloi “Zonjën e Vjetër” shumë shpejt në epërsi. Pas golit të pësuar, Atalanta kontrolloi pothuajse shumicën e lojës, por pjesa e parë u mbyll me shumë raste.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me Atalantën në kërkim të barazimit. Mbrojtja e bardhezinjve u tregua në nivelin e duhur duke mos pësuar, teksa Vlahoviç gjeti rrjetën e dytë në minutën e 75.

Në këtë moment në lojë u fut VAR, që për milimetra anuloi golin e dytë të serbit. Më pas Atalanta kishte mundësi me Lukman, që nga jashtë zone e stampoi topin në shtyllën e djathtë pingule të Perin, teska ‘Zonja’ ishte me fat.

Në kundërsulmin e radhës, Mireti ktheu “reston” dhe goditi shtyllën për Juven, ndërsa Berat Gjimshiti luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Notë 7.4 për kapitenin e Kombëtares që zhvilloi një paraqitje të mirë, por pa mundur të fitojë trofeun e parë me Atalantën

 

masimiliano alegri trajneri i juventusit

Lini një Përgjigje