TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Maj 2024, 21:48

Luajti me gjilpëra pas dëmtimit në tendinën e Akilit, Myrto Uzuni nis pushimet për riaftësimin para “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Luajti me gjilpëra pas dëmtimit në tendinën e Akilit, Myrto

Myrto Uzuni pësoi një dëmtim në tendinën e Akilit, teksa në disa ndeshje me fanelën e Granadës, sakrifikoi duke luajtur me gjilpëra, ndërkohë që së fundmi mësohet se talenti beratas ka nisur pushimet për riaftësimin para Europianit.

Sulmuesi shqiptar nuk ishte i disponueshëm mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Vajekanos të vlefshëm për javën e 36, teksa pritet të mungojë edhe në dy duelet e fundit, për t’u riaftësuar plotësisht dhe për të qenë në formën optimale në Europian me fanelën e Shqipërisë. Tashmë skuadra e Uzunit ka rënë nga La Liga, me shqiptarin që duhet të mendojë edhe për të ardhmen pas Europianit. 

 

myrto uzuni sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje