
Futbollisti shqiptar, Flosard Malçi gjeti golin e katërt në Superligën e Greqisë, teksa arriti të realizonte në duelin ndaj Aris, që përfundoi me shifrat 2-4 për këta të fundit.
Sulmuesi 29-vjeçar aktivizohet në radhët e Lamias, teksa skuadra e shqiptarit e mbylli pjesën e parë në avantazhin e dy golave, ndërkohë që Aris përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.
Malçi arriti të shënonte në minutën e 43, pas asistit të Tsiloulis. Gjatë këtij sezoni sulmuesi shqiptar është aktivizuar 22 ndeshje ku ka shënuar 4 gola si dhe ka dhënë 1 asist.
Në të kaluarën, Malçi ka qenë pjesë e Laçit dhe Bylisit në elitën e futbollit shqiptar.
Lini një Përgjigje