
Granit Xhaka është lojtari i dytë më me ndikim në botë. Kështu shkruan gazetare zvicerane Blick, në një artikull t bërë publik së fundmi. Gjithçka është prodhuar nga rezultati i një përllogaritjeje të kryer nga Observatori i Futbollit CIES.
Sipas asaj që shkruhet, vetëm Rodri i Mançester Sitit bën më mirë se mesfushori me origjinë shqiptare në të gjithë botën. Analiza është bërë në bazë të fizikut, mënyrës së shpërndarjes së topave, goditjet, asistet, fundi i aksionit dhe duelet në ajër. Me të gjitha këto të dhëna, Granit Xhaka përfundoi në vendin e dytë, me 92.3 pikë. Gjithsesi, ai është shumë larg Rodrit, i cili ka grumbulluar një total mbresëlënës prej 98.5 pikësh.
31-vjeçari Xhaka është impenjuar në 32 ndeshje në këtë sezon të Bundesligës, ku i ka dhënë një dorë të madhe Leverkusenit në fitimin e titullit kampion.
Lini një Përgjigje