
Data e grumbullimit për “EURO 2024” po afron dhe për të gjithë futbollistët e Kombëtares është e rëndësishme që të jenë në formë të mirë sportive, e sigurisht pa dëmtime.
Por, pikërisht në këtë moment, Silvinjo duhet të shqetësohet për Arbnor Muçollin, i cili ka marrë vazhdimisht lëvdata nga trajneri i kuqezinjve, dhe së fundmi është dëmtuar në ndeshjen që skuadra e tij, Goteborg, luajti përballë Malmos.
Muçolli, si zakonisht titullar, u ul në tokë në minutën e 61, duke bërë shenjë nga pankina. Ai mori ndihmën e mjekëve dhe u largua duke çaluar, me shenja të dukshme dhimbjeje, teksa u zëvendësua menjëherë nga trajneri i skuadrës. Një situatë ku s’dihet ende sesa do të mungojë.
Lini një Përgjigje